Dy madrilenë në radarët e Napolit

Dy madrilenë në radarët e Napolit

Pas një problemi okular të sulmuesit Victor Osmihen i cili do ta mbajë jashtë fushave  për një periudhë tre mujore , Napoli ka filluar me shpejtësi ti lëvizë gurët për ta zëvëndësuar siç duhet nigerianin .

Bardhekaltërit kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe janë ndalur tek gjigandët e Real Madridit .   Tek ‘’ Galaktikët ‘’ sulmuesi Luka Jovic dhe  Mariano Diaz  kanë ngelur jashtë rotacioneve të Carlo Ancelottit dhe  ajo që i mbetet edhe përgatitja për nisjen e  një tjetër eksperience .  

Në këtë rast fati është në anën e tyre sepse është ndezur shumë shpejt drita në fundin e tunelit . Interesi i ‘’ Il Partenopei ‘’  është një indikator se karriera e tyre mund të pësojë ndryshimin e ëndërruar pasi zvarritja në Madrid i ka shkaktuar  dhimbje të shumta  koke .  

Napoletanët kanë menduar të praktikojnë formulën e huazimit për njërin nga këto dy komponentë që kanë humbur shumë pikë në lidhje me avancimin e duhur në karrierë dhe fakti se mund të provojnë një ndjesi ndryshe pasi flitet për një ndër pesë kampionatet më rivalizues të Europës sigurisht që tërheq vëmëndjen . 

Mungesa e minutave është shëndërruar në një situatë tejet të papërballueshme nga  serbi dhe dominikani për të cilët shpresat për të vijuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë pothuajse të zeruara dhe  mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gropë e thellë ku janë futur eshte braktisja e kryeqytetasve në merkaton dimërore  për të rifituar versionin ideal  për arsye se janë lojtarë të cilët me pak mbështetje mund të arrijnë shumë larg .

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy