
Tirana ka lënë pas disfatën në derbi, duke fituar me shifrat 3-2 në transfertën e Fushë Krujës ndaj Kastriotit. Bardheblutë përmbysën brënda 45 minutave të para vendasit, të cilët kishin kaluar në avantazh me anë të Bardhit.
Stijepovic dhe Blazevski ishin autorët e golave, me maqedonasin që shënoi një dopietë personale në këtë takim. Goli i Markut 9-të minuta nga fundi shërbeu vetëm për statistikë. Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 8 pikëve në vendin e 7-të, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e fundit me 4 pikë.
Fitore arriti dhe Laçi, me kurbinasit që iu imponuan me rezultatin 1-0 Flamurtarit. Elton Gjoni ishte autori i golit të vetëm. Pas kësaj fitoreje bardhezinjtë mbajnë vendin e 3-të me 13 pikë, ndërsa vlonjatët qëndrojnë dy pozicione më poshtë në kuotën e 10 pikëve.
Tre pikë të rëndësishme mori dhe Luftëtari i cili mposhti në shtëpi Kamzën, 1-0. Goli i Donald Rapo në minutën e 66-të i dha fitoren bluzinjve të cilët lëjnë fundin e klasifikimit dhe ngjiten një vend më sipër në kuotën e 6 pikëve, aq sa Kamza e vendit të 8-të.



