
E ardhmja e Gabriel Jesus mund të ndryshojë shumë shpejt.
Braziliani po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ Emirates ‘’ por fatkeqësisht nuk ka arritur ti përmbushë objektivat.
Vetëm 2 gola në 14 sfida konsiderohet një statistikë larg pritshmërive nga traineri Mikel Arteta dhe kjo situatë tek Arsenali nuk tolerohet.
Mirëpo për ishi-n e Manchester City-t së fundmi ka shfaqur interes Atletico Madridi duke qenë se vlerësohet maksimalisht nga traineri Diego Simeone.
Vera e ardhshme mund të jetë determinante për golashënuesin të cilit i skadon kontrata me 13 herë kampionët e Premier Leagues në 2027-tën.
Kjo fazë do të jetë përcaktuese dhe do ti shërbejë numrit një të stolit të ‘’ Topchinjve ‘’ për ta vendosur të ardhmen e Gabriel Jesus dhe nëse nuk do ta ketë në planet e tij dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ tashmë janë hapur.
‘’ El Cholo ‘’ është i ndërgjegjshëm për vlerat e Gabriel Jesus dhe ka arritur në konkluzionin se mund të përshtatet shumë shpejt në 11-shen e formuar prej tij.
Përveç ‘’ Los Rojiblancos ‘’ edhe disa ekipe në Amerikën e Jugut e pretendojnë lojtarin e kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ i cili po zhvillon sezonin e dhjetë në kontinentin e vjetër.



