
Rikthimi i Borja Iglesias tek Celta Vigo sigurisht ka rezultuar një goditje e qëlluar në shenjë.
Spanjolli po tregon se mbetet një referent në 11-shen e Claudio Giraldez, për të cilin nuk kanë munguar pretendentët gjatë kësaj kohe.
Atletico Madridi është një ndër to, edhe pse besohet se lista do të zgjerohet me kalimin e ditëve.
32 vjeçari vlerësohet nga traineri Diego Simeone për kontributin e dhënë tek ‘’ Celestët ‘’, me të cilët po zhvillon etapën e dytë.
Referuar sezonit aktual shtatlarti e ka ndihmuar ekipin me 9 gola në 24 sfida, tejet i rrezikshëm në zonën e rreptësisë.
Tek Celta Vigo ishi i Real Betisit e ka rikuperuar versionin më të mirë dhe e ka shpërblyer besimin e numrit një të stolit.
Interesi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ nënkupton një progres në karrierë, gjithashtu i grumbulluar rregullisht edhe nga traineri Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Kapaciteti për ti interpretuar sfidat në varësi të rivalëve, adaptimi me lehtësi gjatë tyre dhe të qënit rezultativ janë tre elementë të cilët vlerësohen maksimalisht nga i ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’.
Dihet se mbeten edhe pak muaj për të filluar Botërori dhe një ndër objetkivat e golashënuesit është përfaqësimi i katër herë kampiones së Europës dhe një herë të botës.
Siç dihet ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë ndër ekipet më kompetitivë dhe pritet një analizë e detajuar nga Borja Iglesias sepse transferimi i mundshëm në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt.



