Besar Iseni është lojtari më i ri i Egnatias. Këta të fundit nëpërmjet faqes së klubit, kanë njoftuar ditën e sotme firmën me mesfushorin 24-vjeçar.
Iseni vjen nga Maqedonia e Veriut, aty ku ka qenë pjesë e Vardar dhe së fundmi pjesë e Shkupit. Kështu rrogozhinasit shtojnë forcat në skuadër, me trajnerin Gugash Magani që do të ketë më shumë mundësi zgjedhje për sezonin e ri në Superiore.
Mesfushori ka luajtur edhe me moshat e Maqedonisë së Veriut, por nuk ka arritur të bëjë dot debutimin me kombëtaren e parë.
Pasi u arrit marrëveshja mes palëve dhe u bë prezantimi, ditën e sotme Iseni do të dalë në stërvitje me skuadrën e Egnatias.



