
Neymar vendosi të largohej nga PSG në këtë merkato vere, teksa do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Hilal.
Klubi francez nuk ka humbur kohë dhe duket se menjëherë ka gjetur zëvendësuesin. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se PSG ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez, Randal Kolo Muani.
24-vjeçari ka dhënë miratimin për tu transferuar në kryeqytet, aty ku e pret kontrata për pesë sezone. Tashmë PSG po punon për të mbyllur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt, me këta të fundit që kërkojnë 100 milionë euro, për kartonin e Kolo Muani.



