
Si duket në kohët e fundit e ardhmja e Federico Chiesas në ‘’ Anfield Road ‘’ është vënë në dyshim.
Traineri Arne Slot ka mbetur i pakënaqur me rendimentin e ishi-t të Fiorentinës dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ Milani dhe Napoli kanë nisur tratativat për ta rikthyer në Itali.
Megjithatë duhet kujtuar se edhe Juventusi do të tentojë për golashënuesin, i cili në të shkuarën zhvilloi katër sezone.
Aktuali është i dyti në rradhët të ‘’ Të Kuqve ‘’, i shoqëruar deri më tani me 2 gola dhe 3 asiste në 20 sfida.
Cilësitë e 28 vjeçarit nga Genova as që mund të vihen në diskutim por periudha të tilla sigurisht janë mëse normale, nga i cili pritet shumë në vijimësi.
Do të jetë një sfidë shumë e ashpër ndërmjet ‘’ Djallit ‘’ dhe ‘’ Il Partenopei ‘’, dy kandidatë potencialë për fitimin e titujve, sidomos në Itali.



