
Me sigurimin e biletës në Europë falë përkushtimit të Simone Inzaghit dhe drejtuesve , Lazio ka filluar punën për transferimet në ‘’ Olimpico ‘’. Bardhekaltërit do të drejtohen nga Maurizio Sarri duke filluar që nga sezoni i ardhshëm dhe nuk kanë kërkuar të humbasin kohë në lidhje me këtë aspekt . Në radarët e romanëve është vënë mesfushori i Sevillas Pablo Sarabia i cili është me një këmbë larg Paris St Germain dhe kartoni i tij vlerësohet në 20 milionë euro .
Paraqitjet e shkëlqyera në Europian i kanë shtuar këmbnguljen italianëve për ta patur 29 vjeçarin në gjirin e tyre . Por s’duhet anashkaluar se në luftë për shërbimet e spanjollit janë hedhur edhe Interi me Romën . Sipas italianes ‘’ Il Corriere dello Sport “ lacialët kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e Pablo Sarabias me andaluzët dhe konsiderojnë përfshirjen e sulmuesit Joaquin Correa për ta lehtësuar konkretizimin e operacionit.
Kartoni i të ashtuquajturit ‘’ Tucu ‘’ kap 35 milionë eurot dhe shikohet si një garanci për Lazion që të dalin faqebardhë në këtë histori. Ky shkëmbim do ti jepte mundësinë argjentinasit që të provonte ndjesinë e të qënit pjesë e një klubi që aspiron për çdo trofe por që në sezonet e fundit ka ngecur në faza kulminante , episod që do të kërkojë ta evitojë në të ardhmen .
Pablo Sarabia ka ditur ta menaxhojë shumë mirë faktin e rivalitetit të ashpër që ekziston tek ‘’ Les Pariziens ‘’ duke e finalizuar sezonin me 7 gola në 37 takime dhe pista konkrete mbetet një shans për vazhdimësinë pasi në ‘’ Parque De Prince ‘’ nuk ka gëzuar aktivizimet e dëshiruara .



