Robert Lewandowski u shfaq i lumtur për fitoren që Polonia mori ndaj Shqipërisë.
Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi pranoi se kuqezinjtë u vunë në vështirësi, por shtoi se kombëtarja e tij bëri detyrën me fitoren e marrë.
Me fitoren e arritur kemi bërë detyrën përballë një rivali që në më shumë se një rast na vendosi në vështirësi. Shqipëria luajti shumë mirë në mbrojtje, sidomos në pjesën e parë, kur nuk u përpoq që të na sulmonte.
Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të matur pasi kombëtarja jonë ka ndryshuar shumë në javët e fundit. Mendoj se koha do të ecë në favorin tonë.
Sa më shumë lojtarë të jemi në zonë, aq më e madhe është mundësia për gjetur dikë ku të pasojmë topin. Fakti që duhet të jemi agresiv dhe të kërkojmë gjithmonë presingun lart na ndihmon shumë.



