Lojërat Olimpike/ Maroku “shkatërron” Egjiptin dhe merr medaljen e vendit të tretë

Lojërat Olimpike/ Maroku “shkatërron” Egjiptin dhe merr medaljen e vendit të tretë

Kombëtarja e Marokut në futboll, mori medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Marokenët shkatërruan Egjiptin me rezultatin e thellë 6-0, në finalen e vogël, për vendin e tretë.

Një sfidë pa shumë histori, e dominuar nga Hakimi me shokë. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Marokun, që shënoi edhe katër herë të tjera në pjesën e dytë.

Finalja e madhe e Lojërave Olimpike, do të jetë ajo mes Spanjës dhe Francës, ku dy kombëtaret duelojnë për medaljen e artë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy