UEFA ka zbuluar ditën e sotme, stadiumin ku do të luhet superfinalja mes Italisë dhe Argjentinës.
Italia si fituese e Europianit dhe Argjentina si fituese e Kupës së Amerikës, do të përballen mes tyre në stadiumin “Wembley” në Angli.
Sfida mes dy kombëtareve do të jetë për trofeun “Finalissima” dhe do të luhet më 1 qershor në orën 20:45.
Pritet të jetë një sfidë e luftuar dhe spektakli është i garantuar, duke pasur parasysh, që përballë njëra-tjetrës janë dy kombëtare të mëdha dhe me emër.



