Real Madridi tërhiqet  nga Rudiger

Real Madridi tërhiqet nga Rudiger

 Interesi i klubeve si Juventus , Tottenham Hotspur apo Manchester City kanë rezultuar të papërballueshëm për Real Madridin , drejtuesit e të cilit kanë hequr dorë nga mbrojtësi i Chelseat  Antonio Rudiger .  

Gjermani vijon të refuzojë zgjatjen e bashkjetesës në ‘’ Stamford Bridge ‘’ e cila do të përfundojë në fundin e sezonit  dhe londinezët janë të përgatitur për çdo lloj situate por njëkohësisht i ruajnë shpresat për qëndrimin e 28 vjeçarit në Londër .

 ‘’ Galaktikët ‘’ nuk kanë preferuar të humbasin kohë sepse përforcimi i reparteve problematike  është prioritet absolut dhe sipas  ‘ Defensa Central ‘ xhepat e Florentino Perezit nuk mund ta përballojnë kërkesën e qendërmbrojtësit dhe më e mira për ta është vlerësimi i të tjera opsioneve .

12 milionët e kërkuara nuk janë marrë në konsideratë nga presidenti Roman Abramovich, mendim të cilin e ka ndarë edhe manjati spanjoll.  

Gjithçka mbetet e hapur sepse prej disa kohësh listës së pretendentëve i është bashkuar edhe Bayern Munchen dhe ndoshta zemra i rreh për tu rikthyer në atdhe , aty ku e pret me krahëhapur  më e mira e Gjermanisë dhe jo vetëm .

 Me shumë sakrifica Antonio Rudiger ka arritur të pozicionohet ndër më të mirët në botë dhe aktualisht po shijon një ndër momentet më të rëndësishëm në karrierë në pritje për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy