
Një ndër prioritetet e Chelseat për merkaton vijuese do të jetë natyrisht përforcimi i repartit të avancuar . ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ende nuk janë në lartësinë e duhur në Premier League dhe traineri Mauricio Pochettino ka kërkuar domosdoshmërisht gjatë kësaj periudhe ti japë fund kësaj problematike , e cila po influencon në performancat e kësaj skuadre gjatë sfidave. Ndër opsionet përfshihet Dusan Vlahovic, rendimenti i të cilit vijon të mos e bindë Massimilliano Allegrin dhe kryeqytetasit do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt. Gjithsesi, për golashënuesin e Fiorentinës vijojnë të shpresojnë edhe Arsenali dhe Real Madridi, dy pretendentë të cilët mund t’ia rrezikojnë objektivin Chelseat. Sipas zërave që kanë qarkulluar gjatë kohëve të fundit, pronari Todd Boehly është i gatshëm të investojë 80 milionë euro për 23 vjeçarin nga Beogradi, fakt i cili do ti jepte mundësinë torinezëve të rikuperojnë investimin e bërë në merkaton dimërore të 2022-shit. Në sezonin aktual , Dusan Vlahovic numëron 4 gola në 6 sfida por ndoshta periudha vijuese e transferimeve mund të shënojë nisjen e një eksperience të re për nxënësin e Masssimilliano Allegrit.



