Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas kualifikimit në çerekfinalen e Kupës ndaj Apolonisë.
Shehi u shfaq u lumtur për fitoren, ndërsa shtoi se është i kënaqur që skuadra reagoi për golin, por edhe për Skukën, që gjeti rrugën e rrjetës.
Sipas tij, skuadra synon fitimin e të dy trofeve, titullin dhe Kupën.
E dinim që do ishte ndeshje e vështirë dhe për këtë arsye e trajtuam si një ndeshje të rëndësishme. Jemi të kënaqur për kualifikimin. E dinim vështirësinë, sepse është me një takim. Jam i kënaqur që skuadra reagoi pas golit dhe për Skukën që gjeti rrugën e rrjetës.
Përqendrimi ka qenë vetëm te sfida e sotme. Kemi katër ditë kohë për ndeshjen me Vllazninë në kampionat. Do përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Nuk kemi vetëm një variant. Karakteristikat e lojtarëve janë të ndryshme. Do mundohemi edhe të ndryshojmë.
Kemi mungesa në sulm, si Bintsouka dhe Mba. Kemi lojtarë që mund të ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje. Çdo lojtar ka rëndësinë e vet. Lojtari duhet ta kapë mundësinë kur iu jepet. Gjithë kohës do mundohemi të ndryshojmë, duke i qëndruar asaj që të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën.
Nuk mund të heqim dorë nga trofetë. Çdo trofe është i rëndësishëm për Partizanin. Jemi të bindur që do i shkojmë deri në fund, për të fituar të dy trofetë, kampionatin dhe Kupën.



