
Me kalimin tek Real Betisi situata e Antony ka ndryshuar.
Braziliani po rikuperon terrenin e humbur në rradhët e andaluzëve falë besimit të dhënë nga traineri Manuel Pellegrini.
Shumë shpejt një gjigand në Europë është interesuar për shërbimet e tij dhe bëhet fjalë për Bayern Munchenin.
Në fakt presidenti i gjermanëve Herbert Hainer i ka ofruar 25 vjeçarit dyfishin e pagës që përfiton tek spanjollët, e cila mund ta bindë për tu larguar nga ‘’ Benito Villamarin ‘’.
Traineri kilian ka influencuar në mënyrë direkte në progresin e ishi-t të Ajaks Amsterdamit dhe kontributi i dhënë është shpërblyer me interesin e ish rekordmenëve të Bundesligës.
Duhet kujtuar se vlera e prishjes së kontratës me Real Betisin arrin 50-60 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme, e justifikuar me paraqitjet e Antony-t.
Tek ky lojtar spikasin teknika, shpejtësia, aftësia për të tribluar dhe mbi të gjitha është shumë i rrezikshëm në metrat e fundit.
Natyrisht një kalim në ‘’ Allianz Arena ‘’ do të ishte nje sukses në karrierë, i cili do të shoqërohej natyrisht edhe me një pagë më të madhe dhe me siguri tituj të rëndësishëm në të ardhmen.
Gjithçka do të varet nga ecuria deri në fundin e sezonit, i cili në 9 sfidat e deritanishme numëron 4 gola dhe 4 asiste.



