
Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se skuadra durrsake ka pasur defekte në të gjitha repartet.
Më tej ai tregoi edhe disa nga arsyet, për mungesën e rezultateve te Teuta.
Me ecurinë e mirë në fund, Teuta ishte edhe afër Europës. Ka pasur defekte në të gjitha repartet. Kishim disa lojtarë në moshë të re. Gjërat nuk rregullohen shumë shpejt.
Gjatë kohës kur punon dhe rritet skuadra, kampionati nuk pret, ikin pikët. Kështu mund të shpjegohet edhe situata te Teuta.



