Lojërat Olimpike 2020/ Luiza Gega kalon në finalen e 3000 m me pengesa

Lojërat Olimpike 2020/ Luiza Gega kalon në finalen e 3000 m me pengesa

Një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës.

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike.

Gega ka shënuar kohen 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ky është një rezultat fantastik pasi për herë të parë Shqipëria kalon në finalen e garave të atletikës në Olimpiadë.

Vendin e parë në kategorinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane Kornei Freriçs.

Gega ka përvojë ndërkombëtare, pasi ka fituar medalje të artë e të argjendtë në Lojërat Mesdhetare, medalje argjenti në Europian dhe medalje bronzi në Universiadën e Verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy