Rezultatet negative, te Barcelona vendosin për të ardhmen e Koeman

Rezultatet negative, te Barcelona vendosin për të ardhmen e Koeman

Ronald Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës, të paktën deri në fundjavë. Pavarësisht formës aspak të mirë të skuadrës, drejtuesit kanë vendosur që trajneri holandez të vazhdojë në stolin e katalanasve.

Barça në fundjavë luan me Atletico Madrid dhe drejtuesit kanë vendosur ta mbajnë trajnerin dhe vendimi përfundimtar do të merret pas kësaj ndeshje, pasi skuadrat do të kenë një pushim 2 javor, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Gjasat janë të mëdha që Koeman të shkarkohet, pasi Barcelona ndodhet në situatë të vështirë, ku në Champions League rrezikon seriozisht të mos kualifikohet, pasi pas dy ndeshjeve të para, ka regjistruar dy humbje dhe për më tepër, nuk arriti të gjuajë asnjëherë në portën e kundërshtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy