
Partizani i është bashkuar Vllaznisë në krye të Superligës, pasi për këtë ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Kukësin. Golat për të kuqtë u realizuan nga Asani, Çinari, Junior dhe në fund Esat Mala.
Të besuarit e Ilir Dajës janë në kuotën e 53 pikëve, po aq sa Vllaznia e cila sot mposhti 2-1 me përmbysje Skënderbeun. Golat për shkodranët u realizuan nga Shehi që barazoi përkohësisht dhe më pas Dilaver.
Sakaq Tirana është rikthyer në garën për titull pasi ka fituar 0-2 kundër Teutës, duke e zbritur nga froni i Superligës. Ndërkohë në ndeshjet e tjera të kësaj jave Bylis ka mposhtur 1-0 Apoloninë, ndërsa Kastrioti ka barazuar pa gola kundër Laçit.



