Tahiri: Tirana ishte cinike, nuk e pashë në panik. Vllaznia s’rrezikoi fare

Tahiri: Tirana ishte cinike, nuk e pashë në panik. Vllaznia s’rrezikoi fare

Ermal Tahiri, ish-futbollist, anailzoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren e Tiranës ndaj Vllaznisë.

Tahiri i doli kundër Sulejman Starovës, duke thënë se bardheblutë nuk u shpërfytyruan dhe nuk ishin në panik, por ishte një skuadër cinike që mori atë që donte. Sipas tij Vllaznia nuk rrezikoi në asnjë moment Tiranën.

Për mendimin tim, Tirana nuk u shpërfytyrua, nuk e pashë as në panik. Vllaznia nuk kishte asnjë rast. Tiranën nuk e pashë në panik. Pashë një skuadër cinike. Bardheblutë arritën atë që donin dhe në pjesën e dytë e ktheu atje ku donte.

Tirana e filloi ndeshjen më me superioritet, kishin raste të pastra para se të shënonte Abazaj. Në mesfushë ishin blind, ishin më superiorë se Vllaznia. Në pjesën e dytë bënë ndryshime. Ndërrimet ishin në bllok të ulët dhe daljet në sulm. Tre raste për shënim kishin në pjesën e dytë, me Deliun dhe me Berishën.

Nuk rrezikoi Vllaznia fare. Nuk pashë asnjë nga mbrojtësit e krahut të dalin në sulm. Mbrojtësit e Tiranës i kapën të gjithë topat në ajër. Tirana ishte cinike, po këtë mund ta themi. Nuk fiton më kush luan futboll më të bukur, duhen pikët në këtë moment.

Në panik Tiranën e pashë me Kukësin dhe vuajtën. I pashë në panik me Egnatian, por jo me Vllazninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy