Vllaznia në turin e dytë në Conference League, shkodranët mësojnë kundërshtarin

Vllaznia në turin e dytë në Conference League, shkodranët mësojnë kundërshtarin

Vllaznia do të nisë rrugëtimin në Kupat e Europës, nga turi i dytë në Conference League.

Ditën e sotme, shkodranët kanë mësuar edhe kundërshatrtin në turin e dytë, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Vllaznia do të përballet me rumunët e Universitatea Craiova. Ndeshja e parë do të luhet në datën 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa e kthimit një javë më pas.

Edhe Laçi me Partizanin kanë mësuar rivalët, në rast se arrijnë të kualifikohen në turin e dytë. Kurbinasit, në rast se mposhtin Iskra në turin e parë, do ta nisin në transfertë turin e dytë në Conference League, përballë Floriana FC në Maltë, ose Petrocub-Hincesti në Moldavi.

Partizani, në rast se ia del të kualifikohet kundër Saburtalos, do të luajë në turin e dytë kundër Steaua Bucuresht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy