Dinamo City, ka prezantuar afrimin e radhës për repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin Juan Camilo Mesa.
25-vjeçari kolumbian shihet si një afrim i rëndësishëm për prapavijën, ku skuadra ka shfaqur probleme në këtë fillim sezoni.
Njoftimi i klubit:
Juan Camilo Mesa është zyrtarisht lojtari i ri i FC Dinamo City.
25-vjeçari kolumbian që luan në pozicionin e mbrojtësit e ka nisur karrierën në vendlindje, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua skuadrës së Šibenik në Kroaci.
Mesa vjen në klubin tonë pas një eksperience me skuadrën e Tuzla City të Bosnjës dhe do jetë një siguri e shtuar në prapavijën e 18 herë kampionëve të vendit.



