
Gazetari Pano Xhixho, duke folur për ndeshjen e Vllaznisë së femrave në Champions League ndaj Real Madrid, u shpreh se skuadra shkodrane e ka fituar trofeun e saj, me kualifikimin në fazën e grupeve.
Nuk është as interesanet dhe as normale, por është një ëndërr e bërë realitet. Është një arritje historike. Për mua Vllaznia e ka fituar titullin e vetë, për futbollin e femrave, duke shkuar në grupet e Champions League. Nesër shpresoj shumë që të ketë shumë tifozë në stadium.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho foli edhe për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të luajë me Arabinë Saudite, ku do të ftohen lojtarë nga Superiorja. Sipas Xhixhos, në rast se një lojtar do të shkëlqejë në këtë ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë, që në ndeshjet e radhës, të lihet jashtë liste.
Do jetë shumë e vështirë, që një lojtar që lë shenjë në këtë miqësore, të mos jetë në listë për ndeshjet e radhës. Ne nuk e dimë akoma nëse do jetë akoma ky trajner apo jo. Dimë të paktën që ky trajner do jetë për miqësoret me Italinë dhe Armeninë.
Nëse shikon diçka të mirë, ky trajner mund t’i marrë edhe për ndeshjet miqësore në nëntor.



