Griezmann ndërlikon largimin nga Barça

Griezmann ndërlikon largimin nga Barça

Zërat për largimin e Antoine Griezmann janë shtuar  me kalimin e ditëve .  Rikthimi i mundshëm tek Atletico Madridi duket se tashmë do të jetë një çështje e pamundur  dhe rrugët  mbeten të hapura për francezin .   Sipas As në ditët e kaluara u përfol  mbi një shkëmbim me Paulo Dybalan por vendimi i 30 vjeçarit për të vijuar luftën me katalanasit i ka përmbysur krejtësisht idetë e drejtuesve  të tyre . Mentaliteti fitues nga i cili karakterizohet nuk e ka lënë të dorëzohet kaq lehtë dhe beson se mund ta bindë trainerin Ronald Koeman për fitimin e një vendi në formacionin titullar   .

Gjithsesi situata ekonomike  i detyron  ‘’ Blaugranët ‘’ të aplikojnë shitjet për të normalizuar  gjëndjen në të cilën ndodhen   sepse në të kundërt nuk do të mund të regjistrojnë katër blerjet e deritanishme dhe gjithashtu  arritjen e rinovimit me  legjendën  Lionel Messi.  Largimi i ishi-t të Atleticos  nga ‘’ Camp Nou ‘’ momentalisht mbetet çështja prioritare e Barcelonës pavarësisht se ky i fundit e ka refuzuar vendimin e tyre .  Problematikat e shumta nuk po i lënë katalanasit të ngrejnë  kokën dhe njëkohësisht i  vënë në kundrakohë në lidhje me realizimin e objektivave.  

 ‘’ El Principiton ‘’  e ka shoqëruar një sezon i vakët i cili është finalizuar me 20 gola në 50 ndeshje  por  vendimi i tij e ka përkeqësuar situatën tek ‘’ Los Cules ‘’ , skuadër që synon të hedhë pas krahëve kalvaret e të kaluarës me qellimin e nisjes së rrugëtimit drejt suksesit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy