Diego Simeone, në pikpyetje qëndrimi tek Atletico Madridi

Diego Simeone, në pikpyetje qëndrimi tek Atletico Madridi

 Rezultatet e dobëta të Atletico Madridit së fundmi, e kanë vënë dukshëm në pikpyetje qëndrimin e Diego Simeones në stol.

Argjentinasi nuk po mundet të avancojë me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, të cilët fillimisht pësuan një disfatë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ 1-3 kundër Lilles dhe në mbrëmjen e djeshme e përsëriten historinë në fushën e Real Betisit.

‘’ El Cholo ‘’, i karakterizuar gjithmonë për shpirtin luftarak është në një moment kritik, pasi tek një ekip si Atletico Madridi gjithmonë duhet të jesh në nivelin optimal për të garantuar vijimësinë.

Gjithsesi koha është përpara dhe sfidat e ardhshme do të jenë një shumë të rëndësishme, për të ardhmen e ishi-t të River Plates dhe gjithashtu këtij rivali, tejet i sikletshëm në çdo kompeticion.

Nëse i referohemi eksperiencës tek kryeqytetasit, mund të thuhet se sezoni aktual është një ndër më të vështirët për trainerin 54 vjecar, një ndër më të paguarit në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy