Dëmtimi i rëndë, Broja: Viti më i vështirë në jetën time, e vështirë për ta pranuar

Dëmtimi i rëndë, Broja: Viti më i vështirë në jetën time, e vështirë për ta pranuar

Armando Broja ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar, ku ka këputur ligamentet.

Në një postim të bërë, në mbyllje të vitit 2022, Broja shkruan se ndoshta ky është viti më i vështirë në jetën e tij, ndërsa shton se është e vështirë për tu pranuar.

Postimi i Brojës:

Ndoshta ky është viti më i vështirë i jetës sime deri më sot. E bukura e kësaj bote është se gjithmonë ka shanse dhe mundësi që ju presin në të ardhmen. Nuk jam aspak perfekt si person apo lojtar, por përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes çdo ditë për njerëzit që më interesojnë më shumë, por edhe për njerëzit që më shikojnë dhe presin më shumë nga unë.

Marr gëzim dhe lumturi në fushën e futbollit dhe jam mjaft me fat dhe mirënjohës që mund ta ndaj çdo ditë me ju djema. Kjo padyshim që më lëndon shumë që nuk mund të bëj punën ose sportin që na pëlqen për një periudhë të gjatë kohore.

Është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar, por me njerëz të mirë rreth meje dhe ata pak njerëz që e bënë këtë vit më të mirë për mua, unë do të rikthehem akoma më i mirë. Jam 100% i sigurt për këtë. Edhe një herë dua të them faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë tuaj, kjo më ndihmon gjithmonë në kohë si këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy