Bayern Munchen, synon Loris Karius

Bayern Munchen, synon Loris Karius

Dëmtimi i Manuel Neuer dhe Sven Ulreich e ka lënë trainerin e Bayern Munchenit Vincent Kompany praktikisht me Daniel Peretz si opsionin e vetëm për kuadratin e bardhë.

Kjo situatë mund të konsiderohet kritike për ish rekordmenët e Bundesligës dhe tashmë drejtuesit e kanë filluar ofensivën për një tjetër element.

Flitet për Loris Karius, aktualisht pa ekip, me një eksperiencë të gjatë mbi supe, në Gjermani, Angli dhe Turqi.

Sigurisht njohja e këtij kampionati është një fakt i cili po merret seriozisht në konsideratë nga gjermanët.

Mungesa e një portieri si Manuel Neuer, ish kampion i botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ në 2014-tën është shumë e rëndësishme për Bayern Munchenin dhe mbërritja e mundshme e bashkombasit në ‘’ Allianz Arena ‘’ besohet se është zgjidhja e duhur për avancimin e mëtejshëm.

Për sa i përket performancave të deritanishme duhet theksuar se gjigandët e Bavarisë janë kryesues në Bundesligë, ndërsa në Champions League vijojnë të hasin vështirësi pasi renditen të 13-tët, pas 5 sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy