Jordan Henderson rinovon me Liverpoolin

Jordan Henderson rinovon me Liverpoolin

 Skuadra e Liverpoolit deri më tani ka zhvilluar një merkato jo shumë të bujshme por ka mundur të sigurojë qëndrimin e pikave referuese të Jurgen Klopp.   Drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ kanë bërë të njëjtën gjë edhe  me mesfushorin dhe njëkohësisht kapitenin  Jordan Henderson .  

Kontrata e  31 vjeçarit është zgjatur deri në  30 qershorin e 2025- sës për arsye se është shumë përcaktues në skemat e  trainerit gjerman dhe  që prej mbërritjes në ‘’ Anfield Road ‘’ në 2011  nga modestët e Sunderland është  aktivizuar në 394 ndeshje  dhe ka shënuar 30 gola.  

Sukseset e arritura në të kaluarën  kanë rezultuar një motiv shumë i fortë për të rinovuar me anglezët të cilët do të pretendojnë të thyejnë akullin këtë sezon dhe të rikapin majat jo vetëm në Angli por edhe në Europë.

Eksperienca e ishi-t të Borussia Dortmundit bashkuar emrit të madh të Liverpoolit lënë vend për të shpresuar se ky sezon do të ketë një ecuri ndryshe nga ai i kaluari  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy