
Tek Barcelona kanë filluar tentativat e drejtuesve të cilët do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës.
Kjo periudhë konsiderohet shumë e rëndësishme për vijimësinë e spanjollëve dhe përveç blerjeve priten edhe largime nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Inaki Pena do të jetë një ndër to, i cili nuk përfshihet në planet e trainerit Hansi Flick për të ardhmen.
Tek një ekip si Barcelona nëse nuk je në lartësinë e duhur është praktikisht e pamundur të qëndrosh dhe duhet theksuar se së fundmi 25 vjeçarit i ka ndodhur diçka e pazakontë e cila ka të bëjë me mbërritjen vonë në një seancë stërvitore.

Traineri gjerman nuk e ka toleruar këtë situatë, shtuar natyrisht edhe mungesën e minutave për Inaki Penan në sezonin aktual.
Ndërkohë, për ishi-n e Galatasaray- kanë filluar të interesohen disa ekipe, emri i të cilëve akoma nuk është bërë me dije por e sigurtë është se drejtuesit e Barcelonës do të gjejnë shumë shpejt zgjidhje.



