
Abissnet Superiore, pas pauzës disa javore, rikthehet ditën e sotme në fushë, aty ku do të luhen dy ndeshje, të vlefshme për javën e 12-të.
Fillimisht në Korçë në orën 16:45, Skënderbeu dhe Laçi përballen mes tyre. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin 3 pikët.
Në 19:45, në “Air Albania” luhet sfida mes kryesuesve të Tiranës dhe Vllaznisë. Në këtë që konsiderohet edhe si kryendeshja e javës, spektakli është i garantuar, pasi të dyja skuadrat njihen për lojën e hapur që bëjnë.
NDESHJET:
E shtunë:
Skënderbeu-Laçi 16:45
Tirana-Vllaznia 19:45
E diel:
Egnatia-Partizani 13:45
Kastrioti-Partizani 13:45



