Roma sfidon  Real Betisin

Roma sfidon Real Betisin

Përballjet midis Romës dhe Betisit në grupet e Europa Leagues sigurisht nuk kanë  kaluar pa u analizuar nga Jose Mourinho .

Andaluzët i dhanë një leksion ‘’ The Special One ‘’ duke i mundur kryeqytetasit në ‘’ Olimpico ‘’ dhe barazuan në ndeshjen e kthimit në ‘’ Benito Villamarin ‘’.

Në aspektin e merkatos situata e spanjollëve dhe italianëve është krejtësisht e ndryshme .

‘’ Los Verdiblancos ‘’ kanë realizuar vetëm dy operacione gjatë merkatos falë situatës së ndërlikuar në aspektin ekonomik, ndërsa italianët kanë transferuar lojtarë të kalibrit si përshembull Dybala, Belotti  apo Marash Kumbulla .

Mirëpo merkatoja e janarit do të shërbejë për të përballuar siç duhet fazën e dytë të sezonit , vendimtare për fatet e çdo skuadre.

Sipas Rudy Galettit, ishi i Manchester United, Interit , Portos , Real Madridit dhe Chelseat ja ka vënë syrin dy elementëve cilësorë në 11-shen e Manuel Pellegrinit, trainer i cili e ka shëndërruar Real Betisin në një ekip  kompetitiv edhe në Europë.

  I pari është Dani Ceballos . Real Madridi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën dhe për Romën ky është një lajm shumë i rëndësishëm.

Si Real Betisi ashtu edhe e ashtuquajtura ‘’ Ulkonja ‘’ do të luajnë një sfidë të vështirë për Dani Ceballos i cili duhet të vendosë ndërmjet klubit të zemrës apo fillimit të një aventure në Serinë A , duke i dhënë prioritet anës ekonomike.

Pas tij është Houssem Aouar. Francezi e finalizon kontratën me Lyonin ne 2023-shin dhe lajmet e fundit theksojnë se nuk do të rinovojë me ‘’ Les Gones ‘’.

Roma dhe Real Betisi janë dy ekipe cilësore , të cilat e kanë konfirmuar protagonizmin , fillimisht të besuarit e Jose Mourinhos me fitimin e Conference Leagues , moment epik i cili ndryshoi historinë e italianëve dhe nga ana tjetër janë andaluzët e Manuel Pellegrinit, fituesit e Kupës së Mbretit në sezonin e kaluar, ekip që po impresionon në këtë fillim sezoni, sidomos në Europa League .

Përballja parashikohet emocionuese sepse të dy ekipet po përjetojnë një të tashme brilante e cila mund të rezultojë një ndihmë gjatë periudhës së janarit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy