
Pas interesit për Cuti Romeron, drejtuesit e Real Madridit përsëri kanë zgjedhur Tottenham Hotspurin në lidhje me mbrojtjen.
Këtë herë është Micky van de Ven ai që i është bashkuar listës së Xabi Alonsos për merkaton verore.
Holandezi falë aftësive ka fituar me meritë një vend titullari në 11-shen e formuar nga Ange Postecoglou dhe sakrificat e bëra janë shpërblyer me interesin e ‘’ Galatikëve ‘’.
Rendimenti i shkëlqyer me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ po ndiqet me kujdes edhe nga disa klube të tjerë me emër në kontinentin e vjetër, ç’ka do të thotë se gjatë merkatos së verës do të zhvillohet një sfidë gjigandësh.
Dëmtimet e lojtarëve të qendrës në prapavijë e kanë shqetësuar jo pak numrin një të stolit të spanjollëve, i cili po e analizon me shumë kujdes këtë situatë, për të marrë vendimet e duhura në fundin e sezonit.
Megjithatë, tifozeria e zjarrtë e ‘’ Spursave ‘’ beson në qëndrimin e 24 vjeçarit në ‘’ White Hart Lane ‘’ për më gjatë, edhe pse është shumë e vështirë ti refuzosh kryeqytetasit.
Nga analiza e detajuar Xabi Alonso vlerëson më së shumti mënyrën se si e përdor topin, leximin e saktë të lojës dhe sigurinë në prapavijë.
Sipas ekspertëve ishi i Wolfsburgut konsiderohet një ndër më premtuesit në Europë dhe një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt.



