
Situata jo e mirë e Manchester United në këtë sezon sigurisht po shoqërohet me pikpyetjet e disa lojtarëve në lidhje me të ardhmen.
Një ndër to është Bruno Fernandes, një element shumë i rëndësishëm në 11-shen e Ruben Amorim.
Renditja e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ në vendin e 11-të pas 7 sfidave demostron qartazi se diçka nuk shkon dhe mungesa e titujve nuk garanton qëndrimin e peshave të rënda.
Në fakt anglezët kanë humbur mjaftueshëm terren në vitet e fundit dhe ende nuk po e rikuperojnë atë dhe natyrisht përgjegjësi kryesor mbetet numri një i stolit.
Për mesfushorin së fundmi ka shfaqur interes Bayern Muncheni dhe dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ mund të hapen gjatë merkatos vijuese por paraprakisht krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues kanë deklaruar se do të negociojnë duke filluar nga 70 milionë eurot.
S’përjashtohet edhe interesi i disa ekipeve nga Arabia Saudite, ofertat e të cilëve në përgjithësi janë tunduese.
Ishi i Udinezes po zhvillon sezonin e shtatë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ por statistikat nuk e favorizojnë pasi deri në këtë moment numëron 2 gola në 8 sfida, pa harruar situatën kritike në të cilën ndodhet Manchester United.



