Edi Martini: Jam i kënaqur me barazimin ndaj Egnatias

Edi Martini: Jam i kënaqur me barazimin ndaj Egnatias

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Egnatias.

Martini deklaroi se është i kënaqur me barazimin, duke thënë se është pikë me vlera.

E dinim forcën e Egnatias, pjesën e parë presuam lart pavarësisht se kualitetet e tyre bëjnë diferencën. Besoj se ia arritëm. Në pjesën e dytë, tentuam të shkonim lart, por nuk patëm forca të shumta në sulm. Bëmë mirë, morëm 1 pikë në këtë fushë dhe me këtë ekip si Egnatia.

Kisha Kotobellin, Dajën, Arifin e Çyrbjen të dëmtuar, duke pasur parasysh kontingjentin që kisha, jam i kënaqur me këtë pikë. Faust u fut edhe u dëmtua prapë. I përgëzoj djemtë pasi sakrifikuan deri në fund për 1 pikë me vlera.

Jam i sigurt që do të kthehen nga dëmtimi lojtarët. 4 lojtarë që vijnë më ngrohin shumë, me djemtë e rinj do t’ia dalim.

Kupën do ta sulmojmë deri në fund, s’kemi lojtarë mjaftueshëm, por 1 ndeshje është dhe do të sforcohemi shumë. Djemtë e duan futbollin, sakrifikojnë shumë, kemi një ekip me karakter dhe do të bëjmë maksimumin në Kupë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy