
Prej shumë vitesh Jan Oblak konsiderohet një ndër portierët më të mirë të botës dhe për Atletico Madridin ky fakt është një privilegj shumë i madh .
Me sllovenin poshtë tre shtyllave ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë ndierë gjithmonë të sigurtë dhe komponentët më të rëndësishëm me në krye Diego Simeonen po luftojnë për vijimin e bashkjetesës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Karriera e 29 vjeçarit mori më shumë rëndësi kur vendosi ta finalizojë eksperiencën në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ dhe që asokohe vazhdon të impresionojë duke e rritur kualitetin vit pas viti .
Sigurisht që ‘’ El Cholo ‘’ çdo sezon pretendon ti shëndërrojë kryeqytetasit në më kompetitivë, fakt që e ka arritur deri më tani pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions Leagues duke mposhtur kundër parashikimeve Manchester United në shtëpi.
Jan Oblak e finalizon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit dhe spanjollët e shikojnë si domodoshmëri evitimin e çdo kundrakohe që mund të kërcënojë vijimësinë , e cila parashikohet e suksesshme duke qenë se liderohen nga një trainer të cilin është shumë e vështirë ta mposhtësh.
40 ndeshje dhe 49 gola të pësuar , 15 nga të cilat ishi i Benfikës e ka mbajtur portën të paprekur tregojnë se është një ndër protagonistët e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
16 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e 2014-tës jo vetëm që janë justifikuar nga gardiani i kuadratit të bardhë por i kanë tejkaluar pritshmëritë dhe sot Atletico gëzon këtë sukses që e ndihmon për të shkuar më i sigurtë drejt trofeve.



