
Duke qenë se jemi drejt fundit të merkatos , ekipet e rrisin vigjilencën për arritjen e objektivave.
Parisi është një ndër më potentët për sa i përket aspektit ekonomik dhe natyrisht lufton prej shumë vitesh për të fituar Champions Leaguen .
‘’ Les Pariziens ‘’ kanë arritur të formojnë një ekip yjesh dhe gjithmonë janë në kërkim të përmirësimit sepse ta fitosh këtë trofe është shumë e vështirë.
Milan Skriniar mbetet një ndër prioritetet e Christophe Galtier në prapavijë , për të cilin kanë menduar ta rrisin ofertën deri në 80 milionë euro.
Sllovaku është një ndër pilarët e mbrojtjes zikaltër dhe ishte protagonist në fitimin e Serisë A nën drejtimin e Antonio Contes dhe gjithashtu konsiderohet një ndër më të mirët e kontinentit të vjetër .
Real Madrid dhe Manchester City janë një kërcënim i vazhdueshëm për kryeqytetasit por fakti se Milan Skriniar e përfundon kontratën në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në 30 qershorin e 2023-shit e detyron në njëfarë mënyre Interin për tu fuqizuar në aspektin ekonomik , gjithmonë nëse nuk do të arrijë në një akord për qëndrimin e ishi-t të Sampdorias edhe më gjatë në Milano.
Edhe pak kohë i ka mbetur parizienëve për ti vënë pikën kësaj historie dhe parashikohet se ditët e fundit të merkatos do të jenë edhe më emocionuese për arsye se e rrisin përqëndrimin e drejtuesve të ekipeve në funksion të arritjes së akordeve me objektivat e tyre.
Gjashtë sezone me ish kampionët e Scudettos jo vetëm që e kanë shëndërruar Milan Skriniarin në një mbrojtës elite po e kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerën e kartonit për arsye të performancave të cilat e shtojnë interesin e ekipeve për qëndërmbrojtësin.



