
Problemet e kohëve të fundit vijojnë ta mbajnë mes dy zjarresh Alexandre Lacazetten . Francezi nuk ka mundur ti vërë pikën rinovimit me Arsenalin dhe janë shtuar skuadrat të cilat duan ta largojnë nga ‘’ Emirates ‘’.
Inter , Juventus dhe Atletico Madridi mbeten pas derës për t’i vjedhur ‘’ Topchinjve ‘’ një sulmues tepër rezultativ edhe pse nuk e ka bindur aq sa duhet Mikel Artetan në kohët e fundit .
Spanjollit i janë shtuar dhimbjet e kokës sepse përveç 30 vjecarit edhe Aubameyang rrezikon qëndrimin ne Londër dhe e detyrojnë numrin një të ‘’ The Gunners ‘’ të marrë vendime urgjente për të mos mbetur në prapavijë gjatë sezonit të ardhshëm .
Nëse i referohemi pretendentëve, me rëndësi për tu përmendur është se nuk kanë dërguar asnjë ofertë konkrete në zyrat e Arsenalit por mungesa e akordit me 13 herë fituesit e Premier Leagues në lidhje me rinovimin e kontratës i shton zërat se mund të largohet gjatë merkatos .
Një aspekt tjetër shqetësues është edhe performanca e anglezëve në sezonin aktual , me anë të cilës do të kërkohet domosdoshmërisht kualifikimi për në Europë, objektiv i cili nëse s’do të realizohet do ta përkeqësojë gjendjen tek britanikët dhe do të vihej në dyshim qëndrimi i lojtarëve kyç .
Skuadrat e lartpërmendura janë në një nivel shumë më entuziazmues dhe këtij fakti pritet ti jepet rëndësia e duhur nga ishi i Lyonit që ka reflektuar mungesën e protagonizmit me gjigandët e Londrës .
Duhen shtuar edhe statistikat e vakëta prej 5 golash dhe 4 asistesh në 17 ndeshje të cilat krijojnë një lloj barriere midis palëve për vijimin e bashkjetesës në kryeqytetin anglez .



