Nicolo Barella do të jetë me Italinë në Europian. Mesfushori i Interit, ngjalli panik tek “axurët” pak javë nga nisja e kompeticionit madhor në verë.
Lojtari shfaqi probleme dhe për këtë arsye mungoi në miqësoren me Turqinë. Megjithatë, Barella ka pasur vetëm lodhje muskulore dhe do të jetë gati për trajnerin Spalletti.

Futbollisti pritet të jetë në fushë për ndeshjen e parë në Europian, që Italia do të luajë ndaj Shqipërisë më 15 qershor.



