I kërkoi llogari arbitrit, disiplina paralajmëron Olsi Ramën

I kërkoi llogari arbitrit, disiplina paralajmëron Olsi Ramën

Olsi Rama, drejtori i klubit të Partizanit, është parakajmëruar nga komisioni i disiplinës në FSHF, se në rast të përsëritjes së veprimit në ndeshjen me Teutën do të dënohet. Rama, në pushim të ndeshjes zbriti në dhomat e zhveshjes për t’i kërkuar llogari arbitrit për vendimet. Të paktën ky është pretendimi i drejtorit të Partizanit, ndërsa nga Teuta thonë se është bërë presion.

VENDIMET

  1. KF Laçi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. Lushnja Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër Apolonia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  4. JA Tirana U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi B, kundër Durrësi 04 U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  5. Oriku U-19, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër FC Lushnja U-19, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.
  6. FK Tomori U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër KF Egnatia U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  7. F.Tekstil U-15, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Moshave U-15 Play off, kundër Petrela U-15, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  8. Lojtari i Petrela U-15, Franc Xhebrahimi, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Tomori, Bledar Sinella, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy