Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku fitoi 3-2 ndaj Tiranës.
Tetova pranoi se Tirana ishte më mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ndryshoi manovrën e sulmit dhe përmbysi rezultatin.
Gjithashtu ai ngriti edhe një problem, ku tha se ndeshje të tilla, nuk mund të luhen në fusha si ajo e “Selman Stërmasi”.
Tiranën e mundëm edhe në finalen e Kupës. Është më mirë të fitosh finalen, sesa në kampionat.
Jemi të kënaqur me rezultatin sot. Ndeshje kaq të bukura dhe të forta, nuk mund të luhen në këto fushe. E pësuam, për shkak të vendosjes së gabuar në mbrojtje. Pas pjesës së parë, ndryshuam mënyrën e daljes në sulm dhe ia dolëm. Terreni nuk na lejonte që të vertikalizonim dhe vendosëm të luajmë nga krahët.
Kishim dy tablo. Në pjesën e parë një Tiranën më mirë. Në pjesën e dytë ndryshuam manovrën dhe çdo gjë përveç minutave të fundit, foli për ne.
Ishim të detyruar që të fusnim Aleksin në mbrojtje. Kishim dëmtimin e Malotës dhe Janku, nuk është në formën më të mirë.



