
Prej kohësh drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë opsione për përforcimin e mesfushës, të cilëve së fundmi i është shtuar edhe ai i Wilfred Ndidit. Nigeriani po zhvillon një performancë për tu mbajtur mend me Leicesterin, i rënë në Championship dhe Xavi Hernandez e konsideron një vlerë të shtuar në një pozicion që e njeh mjaft mirë , sidomos pas largimit të Sergio Busquets. Spanjolli prej vitesh ka rezultuar një ndër referentët e ‘’ Los Cules ‘’ dhe 26 vjeçari spikat për faktin e të qënit solid në prapavijë, lojtar që karakterizohet edhe për efikasitetin në rikuperimin e topave, fakt që i jep një shtysë ofensivës për të arritur më shpejt tek goli. Drejtuesit kanë filluar të punojnë intensivisht për transferimin e Wilfred Ndidit në ‘’ Camp Nou ‘’ duke konsideruar njëkohësisht edhe problematikat e theksuara në aspektin ekonomik. Ja vlen për tu theksuar se traineri Xavi Hernandez tanimë e ka dhënë ‘ Ok ‘ për ishi-n e Genkut, i cili mund të zbarkojë në Katalunjë gjatë merkatos së verës. Në 13 sfidat e deritanishme me ‘’ The Foxes ‘’, ish fitues të Premier Leagues nën drejtimin e Claudio Ranierit, lojtari nga Lagos numëron 3 gola dhe 3 asiste.



