
Trajneri Belgjikës, Roberto Martinez, është bisedime për të marrë drejtimin e skuadrës së Tottenham. Klubi i Premier League është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe një nga alternativat është tekniku aktual i kombëtares së Belgjikës.
Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, drejtuesit e Tottenhem, kanë pasur bisedime me Martinez. Kontaktet e para janë bërë dhe në ditët e ardhshme pritet që të finalizohet gjithçka.
Një tjetër alternativë për stolin e “Spurs”, është edhe trajneri aktual i Brighton, Graham Potter. Londinezët nga muaji prill drejtohen nga ish-lojtari Ryan Mason, i cili mori përkohësisht vendin e lënë bosh pas shkarkimit të Jose Mourinho.



