Barcelona, gjen mesfushor në Afrikë

Barcelona, gjen mesfushor në Afrikë

  Një ndër objektivat e drejtuesve të Barcelonës në çdo merkato është përforcimi me elementë të rinjë.

Sigurisht Joan Laporta ka dhënë maksimumin për skuadrën e zemrës, e cila e ka nisur shumë mirë sezonin, nën drejtimin e Hansi Flick.

Përpjekjet e numrit një të ‘’ Blaugranëve ‘’ vijojnë dhe këtë herë drejtuesit kanë preferuar Ganën si destinacion.

Tek skuadra e Dreams aktivizohet 18 vjeçari Abdul Azzis Isah, i konsideruar nga ekspertët e Federatës Afrikane të Futbollit si një ndër talentët e këtij kontinenti.

Në sezonin e shkuar mesfushori nga Akra u shpall golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatës, për të cilin është interesuar edhe Newcastle.

Megjithatë, drejtuesit e spanjollëve janë treguar më të shkathët dhe e kanë fituar garën me bardhezinjtë.

Parashikohet se Abul Azzis Isah do ti bashkohet ekipit të filialit, i cili i bashkohet bashkpatriotit David Oduro, pjesë e Accra Lions në kampionatin vendas.

Ky objektiv i arritur tregon interesin e një ekipi me famë si Barcelona për tu furnizuar me talentë në kontinentin afrikan, të cilët premtojnë për të ardhmen dhe një pjesë e madhe e tyre përfaqësojnë klubet me emër të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy