Paris St Germain, gjen sulmues tek Leipzigu

Paris St Germain, gjen sulmues tek Leipzigu

Një ndër objektivat e trainerit Luis Enrique në lidhje me merkaton dimërore do të jetë përforcimi i ofensivës.

 Asturiani po avancon me sukses në drejtimin e Paris St Germain, falë të cilit për të parën herë në histori fitoi Champions Leaguen.

Numri një i stolit njihet për kokëfortësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm, i cili ka gjetur një sulmues tek Leipzigu. 

Yan Diomande e ka impresionuar ishi-n e Barcelonës, vlera e të cilit në merkato i arrin 100 milionë eurot. 

Dihet se një ndër politikat e klubt kryeqytetas është transferimi i lojtarëve të rinj, të cilët do të jenë përfaqësuesit në të ardhmen e afërt. 

Ishi i Leganes është një sulmues shumë i shpejtë, teknik dhe i aftë për të bërë diferencën, sidomos në dyluftimet një kundra një. 

Kapaciteti i treguar e ka shëndërruar në një ndër më premtuesit në Bundesligë, me vetëm 18 vite mbi supe.

 Kontrata me gjermanët i përfundon në 2029-tën por interesi i ‘’ Les Pariziens ‘’ mund të bëjë diferencën. 

Luis Enrique e pret në ‘’ Parque de Prince ‘’, i cili njihet për punën e palodhur më të rinjtë, prej të cilëve ka ditur gjithmonë të marrë maksimumin. 

Mirëpo, momentalisht drejtuesit e gjermanëve kanë preferuar të ruajnë qetësinë, duke e ditur se në muajt vijues nëse Yan Diomande do të vijojë me këtë ritëm, vlera e kartonit do të ketë një rritje të konsiderueshme. 

Nëse i referohemi shifrave, ndër vite Nasser Al Khelaifi ka treguar se mund ti arrijë objektivat dhe besohet se ky rast s’do të jetë një përjashtim. 

Golashënuesi nga Bregu i Fildishtë në sezonin aktual numëron 1 gol në 8 sfida por interesi i Paris St Germain besohet se do të analizohet me kujdes nga vetë ai dhe drejtuesit e Leipzigut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy