Teuta ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato. Durrsakët kanë përforcuar sulmin me Mario Gjatën.
Lojtari vjen nga Apolonia dhe shihet si një vlerë e shtuar për trajnerin Diego Longo në sezonin e ri.
Në fakt, Gjata ishte në stërvitje prej kohësh me Teutën, por vetëm këtë të enjte ka ardhur zyrtarizimi nga klubi.
POSTIMI I TEUTËS:
Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Mario Gjata është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen tek Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Apolonisë. KF Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Mario Gjata dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.



