
Me Samir Handanovic drejt fundit varjes së këpucëve në gozhdë Interi ka nisur lëvizjen e gurëve për të gjetur zëvëndësuesin ideal të sllovenit . Kontributi i 36 vjecarit tek zikaltërit mbetet me shumë peshë sepse e ka mbrojtur portën e tyre për 9 sezone rradhazi duke u shëndërruar ndër më të mirët në këtë pozicion në Serinë A . Kërkimet e shumta të Interit e kanë ndalur hapin tek dy portierë që po zhvillojnë një sezon shumë pozitiv. Drejtori sportiv Beppe Marotta nuk ka shkuar shumë larg por ka spikatur dy alternativa pikërisht në Itali . Flitet për Juan Musson e Udineses dhe Marcos Silvestrin e Veronas . Argjentinasi dhe italiani kanë treguar shumë personalitet poshtë tre shtyllave dhe kanë ditur ta prezantojnë veten në nivele të larta pavarësisht se historikisht Udineze dhe Verona janë cilësuar si kandidatë potencialë në mesin e tabelës .
Duke ditur se do të jetë disi e vështirë për të arritur në nivelin e sllovenit kandidaturat e lartpërmendura i garantojnë një revolucion të sigurtë Interit të cilit do ti duhet të shfaqë vlerat që mbart për të vazhduar të njëjtën rrugë edhe gjatë sezonit të ardhshëm edhe pse rivalët e Serisë A dhe ato të Uefa Champions League mbeten një peshë e rendë në Europë. Ky sezon e ka shoqëruar ishin e Udinezes me ritme të kënaqshme sepse është aktivizuar në 42 ndeshje nën drejtimin e Antonio Contes por traineri nga Lecce duhet të fillojë të mesohet se një ditë gardiani nuk do të jetë më në "Giuseppe Meazza".



