Dembele: Njerëzit flasin kot, stili im i jetesës është shumë i mirë

Dembele: Njerëzit flasin kot, stili im i jetesës është shumë i mirë

Futbollisti i Barcelonës Ousmane Dembele shpeshherë ka qenë objekti i kritikave për shkak të dëmtimeve në një kohë kur ka kushtuar rreth 150 mln euro. Për më tepër është thënë se arsyeja e dëmtimeve është jeta e tij e shfrenuar, diçka e cila është hedhur poshtë nga vetë francezi në një intervistë të fundit.

“Stili im i jetesës është shumë i mirë, nuk është kjo që më ka bërë të vuaj në të kaluarën. Thjesht, njerëzit flasin pa ditur gjërat. Kohët e fundit nuk kam pasur dëmtime, por unë gjithnjë mundohem të qëndroj pozitiv. Edhe pas dëmtimit, kam buzëqeshje në fytyrë. I kam thënë vetes se kështu është jeta dhe se ka prova të cilat duhen kaluar”, u shpreh Dembele.
Më tej sulmuesi i kombëtares së Francës foli për të ardhmen.

“E ardhmja? Kam edhe një vit në kontratë, akoma nuk kam pasur bisedime me drejtuesit. Por, jam i kënaqur dhe ndihem mirë. Presidentin e ri që ka ardhur nuk e njoh, por është shumë i afërt me lojtarët. Të shohim çfarë do të ndodhë.
Nga rikthimi im ndihem mirë, tani mbroj më shumë. Lengle bën shumë shaka me mua dhe më thotë se duhet t’i godas më shumë kundërshtarët,”-u shpreh Dembele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy