Tirana bie në Durrës, rihapet gara për titull me Kukësin

Tirana bie në Durrës, rihapet gara për titull me Kukësin

Tirana është mposhtur për herë të parë pas 6 muajsh në Superligë, pasi për llogari të javës së 29 të Superligës bardheblutë u mundën 1-0 nga Teuta. Në sfidën e zhvilluar në Niko Dovana vendimtar ishte goli i realizuar nga Emiliano Vila në minutën e 26.

Bardheblutë u përpoqën të dilnin të paktën me një pikë, por herë portieri kundërshtar dhe herë pasaktësia në sulm bënë që të dalin me humbje pas 6 fitoresh radhazi në kampionat. Në këtë mënyrë rihapet edhe gara për titull pasi Kukësi fitoi lehtësisht 4-1 kundër Luftëtarit ditën e sotme. Kur kanë mbetur edhe 7 javë kampionat diferenca e pikëve është ngushtuar në 6.

Ndërkohë në takime e tjera Skënderbeu ka ndarë pikët me Laçin, pasi takimi i zhvilluar në Korçë u mbyll me shifrat 1-1. Më herët edhe Vllaznia barazoi me rezultatin 2-2 kundër Bylisit. Në Shkodër miqtë kaluan dy herë në avantazh, por nuk mundën që të dilnin me tre pikët.

Për tu evidentuar në këtë takim një ndërprerje prej disa minutash për shkak të një përplasje mes lojtarësh në fushë. Si rrjedhojë lojtari i Bylisit Hadroj humbi ndjenjat, por fatmirësisht paniku kaloi dhe më pas ai u dërgua në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy