Chelsea reziston ndaj Liverpool me 10 lojtarë, supersfida mbyllet në “paqe” (VIDEO)

Chelsea reziston ndaj Liverpool me 10 lojtarë, supersfida mbyllet në “paqe” (VIDEO)

Sfida mes Liverpool dhe Chelsea, e vlefshme për javën e 3-të në Premier League është mbyllur në barazim 1-1. Ndonëse skuadra e Tuchel luajti më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak, përsëri ia doli të largohet nga “Anfield” me 1 pikë.

Londinezët kaluan të parët në avantazh me Havertz, i cili pas një krosimi nga goditja e këndit, gjuajti bukur me kokë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës në minutën e 22-të.

Baraspesha u vendos në fundin e pjesës së parë. Ishte Salah i cili ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga James. Madje ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke e lënë Chelsean me 1 lojtar më pak gjatë gjithë pjesës së dytë.

Në 45 minutat e dyta, Liverpool e kërkoi me ngul golin e fitores, madje i shkoi shumë afër në disa raste, por Mendy me ndërhyrjet e tij vendimtare, nuk lejoi që skuadra e Klopp të kalonte në avantazh.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy