
Drejtuesit e Real Madridit prej dy sezonesh tashmë e kanë fokusuar një pjesë të vëmëndjes në kampionatin francez, pikërisht tek Lyoni . Eshtë mesfushori Rayan Cherki ai që ka impresionuar Carlo Ancelottin i cili i ka bërë me dije krerëve të ‘’ Galaktikëve ‘’ se kërkon transferimin e 18 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Kjo situatë ka patur reagimin e menjëhershëm të sulmuesit i cili gjatë një interviste për ‘ Onze Mundial ‘ nuk e ka fshehur dëshirën për tu bërë pjesë e spanjollëve në një të ardhme të afërt.
Në lidhje me interesin e kryeqytetasve Ryan Cherki ka deklaruar : “ Besoj se të gjithë e dinë dëshirën time që lidhet me transferimin tek Real Madridi. Eshtë një ëndërr që shpresoj ta realizoj një ditë dhe të përfaqësoj një ndër ekipet më të famshëm në planet ‘’, ishin këto fjalët e një ndër lojtarëve më premtues në qarkullim .
Me këtë deklaratë Rayan Cherki e ka lënë të hapur derën e largimit nga francezët dhe gjithashtu ka evidentuar se në rastin e një oferte konkrete nga ana e madrilenëve do ta pranonte menjëherë .
Niveli i shkëlqyer në një kampionat me një koefiçent të konsiderueshëm vështirësie si ai francez ka tërhequr vëmendjen e ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët e kanë përfshirë në projektin e të ardhmes që lidhet me rikthimin në majën e Europës dhe më gjerë , rrugë të cilën do ta bëjnë më të mundur transferimet cilësore.



